Bardhi: 69% e anëtarëve do të marrin pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, nuk iu përgjigjën thirrjes përçarëse të Berishës

10/12/2021 17:02

Pak orë para Kuvendit Kombëtar, të thirrur nga ish-lideri Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për mediet, ku thekson se “kuvendi i vërtetë i partisë është ai i 18 dhjetorit”.

“Kuvendi i vërtetë i PD-së do të jetë në orën 11:00, në 18 dhjetor”.

Sipas Bardhit, 69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. Konkretisht, sipas tij, janë 352 anëtarë nga Dibra, 326 nga Korça, 287 nga Berati, 258 nga Lezha, 389 nga Shkodra, 205 nga Gjirokastra, 342 nga Vlora, 508 nga Fieri, 308 nga Durrësi, 544 nga Elbasani, 1326 nga Tirana dhe 112 nga Kukësi. Nga anëtarësia e Këshillit Kombëtar kanë firmosur 302 delegatë.

Pasi publikoi një video të Berishës në një nga foltoret që ka mbajtur prej muajit shtator, ku deklaronte se delegatët kanë grisur ftesat për marrjen pjesë më 18 dhjetor, Bardhi iu kundërpërgjigj duke paraqitur të gjithë ata që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.

Bardhi, mbajtjen e Kuvendit të thirrur nga Berisha e quajti “tubim”, pasi sipas tij në mbledhje do mungojë çdo organ vendimmarrës i PD-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha më herët ftoi të gjithë delegatët e partisë të marrin pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit, në “Air Albania”, ku ka kërkuar që të vijnë edhe ata që kanë një mendim ndryshe.

Ndër të tjera një ftesë e hapur nga Berisha ishte edhe për kreun demokratëve Lulzim Basha.

FOTO GALERI
5/18

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA