Policia e Tiranës ka vënë në pranga 6 shtetas, 1 prej tyre i shpallur në kërkim, si dhe janë proceduar penalisht 2 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Mes të arrestuarve është një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur, 13-vjeç, si dhe është proceduar penalisht nëna e saj pasi e ka dhunuar fizikisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë ndalimin e shtetasit E. D., 19 vjeç, pasi dyshohet se para një muaji, ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 13 vjeçe.
Gjithashtu u procedua penalisht nëna e 13-vjeçares, shtetasja R. S., 42 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. L., 41 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit I. A., 65 vjeç, pasi u kap duke kryer punime pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– L. M., 40 vjeç; A. V., 44 vjeç dhe A. Gj., 37 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin P. D., 37 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore.
Më datë 08.12.2021, shtetasi M. H., 18 vjeç, ka kallëzuar se rreth orës 21:00, në afërsi të lokalit ku punon, është goditur nga disa persona të paidentifikuar.
* Më datë 08.12.2021, shtetasi L. H., 38 vjeç, ka kallëzuar se para një muaji është larguar nga banesa motra e tij, shtetasja L. H., 33 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
* Më datë 08.12.2021, shtetasi P. M., 74 vjeç, ka kallëzuar se më datë 04.12.2021, është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. M., 37 vjeç, i cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.
* Më datë 07.12.2021, shtetasi M. S., 23 vjeç, ka kallëzuar se më datë 05.12.2021, është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi B. S., 51 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel