Njerëzit ka të ngjarë të kenë nevojë për doza përforcuese për Covid-19 për disa vite që do të vijnë, deklaroi Ben Osborn, menaxher i vendit për kompaninë farmaceutike me bazë në Britaninë e Madhe.
Për variantin Omicron të virusit, Osborn theksoi se presin që të dalin të dhëna të ndryshme, jo vetëm nga Pfizer dhe BioNTech, por nga qeveritë dhe sistemet e kujdesit shëndetësor në mbarë botën, raporton atsh.
“Unë mendoj se ajo që kemi tashmë është kuptimi bazë dhe kuptimi molekular i virusit dhe mutacioneve që kemi parë të dokumentuara mirë. Ajo që ne tani duhet të kuptojmë janë tre gjëra: niveli i transmetimit që ofron ky variant i ri: së dyti, ndikimi i Omicron për sa i përket shtrimeve në spital dhe vdekjes së mundshme dhe i treti: ndikimi i vaksinës në këtë variant është shumë i rëndësishëm”, shtoi ai.
“Në javët në vijim, do të kemi më shumë të dhëna për të tre këta faktorë që do të çojnë në vendimmarrje jo vetëm për Pfizer, por për qeveritë në mbarë botën. Nëse do të kishim nevojë për një vaksinë të re, do të ishim në gjendje ta zhvillonim dhe ta prodhonim atë në një shkallë të gjerë”, tha ai.
Top Channel