Peshku tmerrues ‘gjysmë peshkaqen’ gati të thyejë rekordin botëror me masën gjigante (fotot)

09/12/2021 17:06

Një peshk hënë i pikasur nga dy shëtitës me kanoe në brigjet e Kalifornisë mund të thyejë rekordin botërore të madhësisë së species, por ekspertët thonë se kjo mund të ndodhë vetëm nëse kapet.

Peshku “monstër” përshkruhej nga zbuluesit e tij si “një gjysmë peshkaqen i gjymtuar”.

Peshku hënë i njohur gjithashtu si peshku diellor i oqeanit ose mola e zakonshme është një nga dy peshqit më të rëndë kockorë të njohur në botë, tjetri është peshku diellor jugor, i të njëjtit gjini.

Të rritur, ata zakonisht peshojnë mes 250 dhe 2,000 kg. Lloji jeton në ujërat tropikale dhe të butë në të gjithë botën.

Turistët Rich German e Matt Wheaton po shëtisnin pranë brigjeve të qytetit amerikan Laguna Beach, Kaliforni, kur hasën peshkun e pamasë.

German tha: “Unë me Matt po vozisnim me kanoe kur hasëm këtë gjë gjigante … nuk mud të mos e shihje, ishte rreth 4 metra i gjatë … shumë i madh se unë.

“Është e vështirë të krahasosh peshkun diellor me krijesa të tjera pasi kanë pamje aq të çuditshme, ata duken si një peshkaqen i gjymtuar, që është kafshuar e lënë përgjysmë.”

Sipas rekordeve Guinness peshku më i madh kockor në botë i përket një ekzemplari të këtij lloji i kapur në 1996 në Kamogawa – në Japoni. Rekordi ne fjale ka te beje me “peshqit” dhe nuk duhet te ngaterrohet me ate te gjitareve si balenat apo te tjera si ato, qe sigurisht jane me te medha.

Ai peshonte 2,300kg dhe ishtë tre metra i gjatë, por dy burrat e episodit të fundit besojnë se ai që panë është më imadh.

52 vjeçari Rich, tha se kanoe e Matt është 4.5 metra e gjatë “prandaj nëse shikoni fotot duket qartë që peshku është masiv”.

FOTO GALERI
4/5
Turistët Rich German e Matt Wheaton po shëtisnin pranë brigjeve të qytetit amerikan Laguna Beach, Kaliforni

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA