Hillary Clinton ish zonja e parë dhe ish sekretarja amerikane e shtetit, në New York vlerësoi kryeministrit Edi Rama, në emër të organizatë Vital Voices, (Zërat Jetik) me Çmimin e Inovatorit të nderuar Global, për kontributin e tij në strehimin e qytetarëve Afganë në vendin tonë.
“Mjaft udhëheqës ndërkombëtarë nuk ishin të gatshëm të bënin shumë. Edhe kur iu kërkua, gjithnjë në rastin kur u përgjigjën pozitivisht, angazhimet që morën ishin shumë të vogla. Megjithatë, pati një numër të vogël – dhe, për fat të keq, kaq janë, një dorë e vogël – udhëheqësish, që u shprehën të gatshëm në një kohë nevoje të madhe. Në krye të kësaj liste është Kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama kuptoi thuajse instinktivisht sa e rëndësishme ishte të shtrinte dorën, të thoshte “po”. Kur e mora në telefon kryeministrin për ta falënderuar për këtë angazhim të jashtëzakonshëm, ai u përgjigj shumë natyrshëm “po çfarë tjetër duhet të kishim bërë”.
Sigurisht të vjen mire tha kryeministri Edi Rama të dëgjosh fjalë të tilla nga një grua aq e mrekullueshme, por unë nuk jam hero.
“Nuk është kurrfarë heroizmi të mos u kthesh kurrizin njerëzve që rrezikojnë të vdesin. E meqë po flasim për heronj, dua ta vë diskutimin në kornizën e duhur, duke ju thënë se heronjtë ishin të tjerë. Heronj ishin shqiptarët që kishin gjithçka për të humbur gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe shpëtuan hebrenjtë. Kur ishim mbledhur në qershor në një takim të vendeve anëtare të NATO-s dhe po flitej për tërheqjen nga Afganistani, unë përmenda edhe nevojën për t’u marrë me çështjen e “tradhtarëve”. “Tradhtarët janë ata që pasi instalohet një regjim shikohen si bashkëpunëtorët e armikut dhe, në këtë rast, “tradhtarët” ishin të gjithë ata afganë që punuan për NATO-n”.
M’u duk mjaft e çuditshme theksoi kryeministri, që askujt nuk po i shkonte mendja tek këta njerëz.
Top Channel