Të martën Tirana-Kastrioti/ Ndeshjet në tre ditë për shkak të punimeve nëpër stadiume

06/12/2021 15:23

Rikthehet Superliga në këtë mesjavë për javën e 12-të, e ndarë në tre ditë të ndryshme dhe e kushtëzuar edhe nga punimet që po bëhen në disa stadiume.

Ditën e martë do të zbresin në fushë kryesuesit e Abissnet Superiores, Tirana e cila do të përballet me skuadrën e fundit në klasifikim Kastriotin.

Ndërkohë që ndeshja tjetër e së martës është një përballje mjaft interesante si Dinamo-Teuta që do të luhet në “Elbasan Arena”. Dinamovitët vijnë nga humbja e thellë 5-0 nga Laçi dhe si rrjedhojë pritet kthesa këtë javë edhe pse përballë tyre janë kampionët në fuqi të Teutës.

Ndërkohë ditën e mërkurë do të luhen dy ndeshje të tjera, Skëndërbeu-Egnatia dhe Vllaznia-Partizani për t’i lënë radhë ndeshjes të së enjtes Kukësi-Laci që mbyll këtë javë të 12-të në Air Albania.

Të gjitha ndeshjet Abissnet Superiores do të keni mundësinë t’i ndiqni drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb.

Top Channel