Një ngjarje e rëndë është shënuar sërish në Greqi. Sipas një lajmi që ka dhënë televizioni publik Ert në Lakonia të Peloponezit jugor është regjistruar një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Kësaj here vrasësi është një shtetas shqiptar 40 vjeçar. Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Vlaqioti. Thuhet se 40 vjeçari e ka mbytur bashkëshorten e tij 36 vjeçare, pas një sherri që kanë pasur.

Më pas ai ka telefonuar tek policia dhe ka pohuar krimin. Çifti ka pasur edhe dy fëmijë.

Kjo është vrasja e 15 e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Greqi në 11 muajt e fundit. Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se janë bërë problemet që ata kanë pasur me martesën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA