Ka shumë raste kur njerëzit zgjohen me dhimbje të mesit dhe anashkalojnë disa simptoma të lehta që tregojnë daljen nga vendi të diskut ndërruazor. Një gjë e tillë, shoqërohet me dobësi të gjymtyrëve, dhimbje të këmbës dhe mpirje të duarve.
Disku ndërrruazor mund të dalë nga vendi për një sërë arsyesh. Me kalimin e moshës, substanca xhelatinoze që gjendet mes disqeve të vertebrës nis të rrjedhë dhe lehtëson daljen nga vendi të tyre.
Cilat Janë Simptomat e Daljes Nga Vendi Të Diskut Ndërrruazor
Ekspertët këshillojnë që të keni kujdes ndaj simptomave të mëposhtme.
Dhimbje e Krahëve dhe Duarve
Dhimbja që shkakton rrëshqitja e diskut në fjalë mund të manifestohet edhe në zona të tjera të trupit veç shpinës. Simptomat mund të shtrihen tek pjesa e gjymtyrëve siç janë krahët, duart dhe këmbët.
Ftohja e Njërës Anë të Trupit
Rrëshqitja e diskut ndërrruazor shkakton një acarim të nervave. Kur kjo ndodh, njeriu përjeton ndjesinë e mpirjes, djegies dhe ftohtësisë në një anë të trupit.
Mpirja e Duarve
Dalja nga vendi e diskut ndërrruazor prek edhe nervat në shtyllën kurrizore. Një gjë e tillë ndikon në shumë prej mënyrave se si transmetohen mesazhet në organizëm. Mpirja e duarve zakonisht tregon se pjesa e qafës është burimii problemit.
Dhimbje Të Këmbëve
Nëse disku i dalë vendit ndodhet në zonën e poshtme të shtyllës kurrizore ju mund të përballeni me problemin e nervit shiatik. Dhimbja përhapet në të gjithë kofshën dhe shkakton dhimbje të gishtave dhe këmbës.
Dhimbje Gjatë Të Qeshurës
Kolla, e qeshura dhe tështima shkaktojnë një presion të madh në pjesën e shpinës. Nëse ju keni dhimbje sa herë që kolliteni, qeshni apo tështini, atëherë bëni një vizitë tek mjeku.
Dhimbja Përkeqësohet Kur Trupi Pushon.
Dhimbja që përkeqësohet kur ju qëndroni të ulur apo përkuleni para është një nga simptomat më të forta të daljes nga vendi të diskut ndërrruazor.
Kur Duhet Të Shkoni Me Urgjencë Tek Mjeku
Në shumicën e rasteve nuk kemi të bëjmë me një urgjencë. Megjithatë, ka raste kur rrëshqitja e diskut shkakton kompresim të disa nervave duke ndikuar kështu tek lëvizshmëria. Nëse vëreni që nuk jeni në gjendje të funksiononi njësoj si më parë, shkoni menjëherë tek mjeku./AgroWeb
Top Channel