Tirana rigjen fitoren/ Kukësi-Kastrioti 6-1, Partizani-Skënderbeu 2-1

04/12/2021 20:27

Tirana rikthehet tek fitorja duke mundur në këtë javë të 11-të të Abisnet Superiores Egnatian me shifrat 0-2 në fushën e kësaj të fundit, që vinte në këtë ndeshje pa trajnerin e saj të fillim sezonit Gugash Maganin.

Të dy golat e takimit u shënuan në pjesën e parë nga bardheblutë që për 90 minuta ishin në kontroll të lojës. Në fillim ishte Ismailgeci në minutën e 39-të ai që zhbllokon sfidën për t’i lënë radhë më pas Michael Ngo, i cili rikthehet tek goli pas rreth 3 muajsh.

Me këto 3 pikë Tirana vazhdon të udhëheq klasifikimin me 1 pikë më tepër se Kukësi që mban të njëjtin hap me ta pas fitores më të thellë të këtij sezoni të kampionatit tonë, deri më tani, 6-1 ndaj Kastriotit që ndodhet në fund të klasifikimit.

Feizhao ishte heroi i takimit për skuadrën e Longos, pasi shënoi tre gola në këtë ndeshje të zhvilluar në stadiumin e Kamzës. Në listën e gjatë të golave shkruajtën emrat e tyre edhe Milunovic i cili ishte autori i golit të dytë dhe më pas Taipi e Bruno Lulaj në fund të ndeshjes që kompletojnë rezultatin tenistik. Kastrioti shënoi golin e nderit në minutën e 78-të me Mudrazhijën por që nuk vlen për asgjë në këtë humbje që për krutanët konfirmon javë pas jave vështirësitë për të qëndruar në Superiore. Nga ana tjetër Kukësi mbetet aty vetëm një pikë pas Tiranës në klasifikimin e përgjithshëm.

Ndërkohë java e 11-të e futbollit shqiptarë mbyllet me fitoren e Partizanit ndaj Skënderbeut me shifrat 2-1 në Air Albania. Të kuqtë e Ilir Dajës ja dalin të mbajnë jo vetëm ritmin por edhe rezultatet e ndeshjeve të fundit. Që në minutën e 14-të Rrapaj zhbllokon ndeshjen por është Mensah që barazpeshon shifrat duke dhënë sinjalet se Skënderbeu nuk do të dorëzohej lehtë. Gjithsesi brenda pjesës së parë Cara shënon edhe golin e dytë parë Partizanin që rezultoi goli i fitore në të gjithë 90-minutëshin pasi që nga ajo minutë shifrat e takimit nuk ndryshuan më.

Top Channel