Edhe pse fundjavë, qytetaret kanë rendur pranë qendrave shëndetësore për të marrë dozën e tretë të vaksinës anti Covid . Por janë të pakët ata që vaksinohen për herë të parë.

Ka edhe nga ata që nuk i kanë mbushur 60 vjeç dhe sapo kanë mësuar vendimin e komitetit që doza e tretë mund të bëhet nga të gjithë 18 vjeç e lart i janë drejtuar qendrës shëndetësore.

Në qendrën shëndetësore numër 10, vetëm gjatë paradites të së shtunës kishin bërë vaksinën mbi 150 qytetarë.

Sipas rekomandimit të mjekut, qytetarët mund të aplikojnë si dozë të tretë një tjetër lloj vaksine ndryshe nga dy dozat e para .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA