Konkursi i pikturës “Shqipëria Ime”/ Kushi pret në zyrë fituesit: Veprat do të ekspozohen në Ministrinë e Arsimit

03/12/2021 11:30

Tradita e konkursit të pikturës “Shqipëria Ime” gjatë muajit të festave të nëntorit ka vijuar edhe këtë vit.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi i ftoi fituesit e këtij konkursi në ambientet e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit

Krenare për këta artistë të shkëlqyer, për talentin dhe artin e tyre, por sidomos për vlerat e larta të atdhedashurisë që na kanë përcjellë me punimet e tyre”, shkruan Kushi në rrjetet sociale, ndërsa zbuloi se pikturat do të ekspozohen në në hollin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, e cila do të jetë e hapur gjatë muajit dhjetor për të gjithë të interesuarit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel