VIDEO/ 6 humbje në 7 ndeshjet e fundit, tifozët e Everton “sherr” me drejtorin sportiv

02/12/2021 18:14

Everton është duke kaluar një periudhë të vështirë në këtë sezon teksa gjashtë humbje në shtatë ndeshjet e fundit kanë rënduar shumë pozitat e skuadrës së drejtuar nga spanjolli Rafael Benitez. Zhgënjimi i fundit erdhi në mbrëmjen e djeshme ku u mposhtën në derbi ndaj Liverpulit me rezultatin e thellë 1-4.

Kjo paraqitje nuk mund të kalonte pa një reagim edhe nga ana e tifozëve të cilët pas sfidës me The Reds, janë kapur me drejtorin sportiv të klubit, Marcel Brands, të cilët i kërkuan llogari për paraqitjen e lojtarëve në fushë dhe nëse ata lojtarë janë marrë nga ai në merkato.

Ndërkaq, tifozët i kërkuan edhe të largohej nga futbolli. Sakaq, si për të treguar zhgënjimin e madh të tifozëve, njëri prej tyre madje u fut në fushë për t’i kërkuar llogari më nga afër futbollistëve të cilët nuk patën shumë për të thënë./ SS

Top Channel