Policia e Shkodrës po vijon hetimet per vrasjen e ish deputetit dhe kryetarit te Komunës se Velipojës Pashko Ujka, ngjarje e ndodhur mbrëmjen e se henes ne qendër te qytetit.

Si rezultat ka shoqëruar në polici dy te rinj, të dyshuar si të përfshire ne këtë atentat. Prokuroria ka hetuar personat me te cilët viktima ka patur probleme kohet e fundit dhe një nder ta ka rezultuar i riu 20 vjeçar me inicialet K.K i cili është shoqëruar në polici.

Dyshohet se viktima dhe i riu kanë pasur një konflikt për çështje parash në lidhje me një pronë të Ujkes. Në momentin që policia ka shkuar në shtëpinë e 20 vjecarit pas ngjarjes, ai nuk ka rezultuar në banese teksa pasi është shoqëruar në polici, në trupin e të riut janë gjetur gjurme të barutit çka ka shtuar dyshimet e eksperteve se i riu është autor i ngjarje. Prokuroria po vëzhgon serish kamerat e sigurisë se bizneseve ne vendin e ngjarjes dhe përreth banesës se viktimës per të parë nëse i riu e ka mbajtur nën vezhgim ish deputetin dhe kryetarin e komunës.

Gjithashtu uniformat blu kanë bere shoqërimin edhe të një tjetër personi, i dyshuar që ka dijeni për atentatin e kryer. Ky i fundit ka tentuar të largohet nga Shqipëria. Për të dy rastet policia e Shkodrës thotë e janë vetëm të shoqëruar dhe jo të arrestuar. Pashko Ujka u vra mbrëmjen e se henes, me pistolete me silenciator fare pranë shtepise se tij në qender të qytetit

Top Channel