Situata me pandeminë, stadiumet gjermane me numër të limituar spektatorësh

02/12/2021 21:59

Situata me pandeminë në Gjermani nuk është aspak e mirë dhe së fundi kishte dalë në qarkullim teza e mbylljes së impianteve sportive për tifozët, çka kishte ndezur alarmin se një sërë sfidash mjaft të rëndësishme, do të luhen pa publik në tribuna.

Megjithatë së fundi autoritetet kanë vendosur që tifozët të lejohen në stadiume në masën 50% të kapacitetit, por në çdo rast, jo më shumë se 15 mijë tifozë. Thënë ndryshe, të gjithë stadiumet që kanë kapacitet më të madh se 30 mijë, nuk do të mund të hapin dyert në masën 50%, por vetëm për 15 mijë tifozë.

Ky rregull ka hyrë në fuqi menjëherë dhe drejtuesit e Borussias së Dortmundit kanë anuluar biletat e shitura për super-sfidën ndaj Bayernit këtë fundjavë, teksa ende nuk dihet si do procedohet me 15 mijë biletat që kanë në dispozicion tashmë.

Top Channel