Bayern pa dy mesfushorë titullarë ndaj Dortmundit, dëmtohet edhe mbrojtësi kroat

02/12/2021 20:38

Mbrojtësi 21-vjeçar i Bayernit, Josip Stanisic ka pësuar një dëmtim muskulor dhe do të mungojë për disa javë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bavarez, sipas të cilit kroati, që numëron 8 paraqitje me fanellën e Bayernit, do t’u nënshtrohet ekzaminimeve shtesë, për të llogaritur kohën e rikuperimit.

Megjithatë telashi më i madh i trajnerit Julian Nagelsmann para transfertëns ndaj Borussias së Dortmundit, quhet Leon Goretzka, me mesfushorin gjerman që vijon të stërvitet i diferencuar dhe ka shumë pak shanse që të rikuperohet për sfidën ndaj verdhezinjve.

E sigurt është mungesa e joshua Kimmmich, që është prekur nga koronavirusi dhe është në izolim, ndaj nëse nuk ia del as Goretzka, atëherë trajneri Nagelsmann do të duhet të riformatojë mesfushën, pa praninë e dy titullarëve të padiskutueshëm.

Ky mund të jetë një shans i mirë për austriakun Marsel Sabitzer, që u transferua nga Leipzig te Bayern gjatë verës, por deri tani ka luajtur shumë pak dhe pikërisht mungesa e dy titullarëve, mund të krijojë hapësira për të në fushë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA