Basha: u pastruan 1.6 mld euro. Akuza e kryetarit të PD. Përgjigjet kreu i mazhorancës në Kuvend

02/12/2021 15:42

Lufta kundër pastrimit të parave i shërbeu Lulzim Bashës si argument për të akuzuar anëtarë te qeverisë si të lidhur me mafian italine.

Për të mbështetur qëndrimet e tij kryedemokrati thirri ne ndihme raportet ndërkombëtare të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Këshillit te Europes.

BASHA — Vlerësohet se për këtë periudhë 3 vjeçare janë pastruar në ndërtim rreth 1.6 miliardë euro. A mund të jenë këta që jo 2 javë më parë dolën përsëri në përgjimet e antimafias italiane, këtë herë me një tjetër organizatë mafioze, po aq të rrezikshme sa Ndragheta, Cosa Nostra, si garantët e një operacioni të pastrimit të parave, për të cilin merrej si i mirëqenë bashkëpunimi i zv. kryeministrit dhe drejtuesit të Drejtorisë të Pastrimit të Parave, autorët e iniciativave parandaluese?

Në mungesë të kryeministrit Rama në sallë, me liderin e opozitës replikoi Taulant Balla, i cili kritikat i kishte edhe për qeverinë.

BALLA: Kemi future në ligj edhe parimin e gjobës nëse Luli me Toyota Yaris siç thotë Saliu do të sillte 5 milionë, me parimin e gjobës që kemi future në nenin 17, duhet të paguhet deri në 50% të shumës gjobë. Por ligji nuk zbatohet sepse qeveria nuk ka nxjerr aketet nënligjore. Kanë kaluar dy vite znj. Kryetare dhe nuk është përcaktuar ende VKM për mënyrën e vjeljes së gjobës.

Sfida e Lulzim Bashës për kundërshtarin politik ishte vettingu ne politike.

BASHA: Për të ndalur pastrimin e parave, dhe deformimet e panumërta që pandëshkueshmëria dhe korrupsioni dhe lidhjet me krimin kanë prodhuar në ekonomi dhe në shoqëri, duhet të fillojmë me pastrimin e politikës. Kjo është çështja kryesore, këtu ndahet e shkuara nga e ardhmja.

Kundërsfida e Taulant Ballës për Lulzim Bashën ishte dërgimi në Prokurori i Sali Bashës.

BALLA: Meqenëse Sali Berisha na ka akuzuar të dyve për bashkëpunëtor në çështjet e Toyota Yaris të bësh të njëjtën gjë që bëra unë me z.Basha. Unë z. Basha e kallëzova penalisht në gjykatë dhe i sugjeroj z. Basha ta kallëzoj penalisht z. Berisha në Gjykata. Kjo eshte karma, për gjëra që ju me të pa drejtë na keni akuzuar ne, tani dëgjoni Saliun t’ua thotë ju.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA