Shtohen krimet e grupeve kriminale/ Drejtori i policisë: 30 % e krimeve ndodhin si dhunë në familje

01/12/2021 15:02

Gledis Nano, drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit dha shifra shqetësuese përpara komisionit parlamentar të sigurisë kombëtare për sa i përket krimeve nga grupet e strukturuara kriminale.

Janë evidentuar 60% më shumë krime nga grupet e strukturuara dhe organizatat kriminale këtë vit në krahasim me vitit 2020 Gledis Nano i cili theksoi se 30% e vrasjeve kanë ndodhur si pasojë e dhunës brenda familjes.

Anëtarët e komisionit e pyetën drejtorin e përgjithshëm të policisë edhe për vrasjen makabre të 8 vjecarit Mateo Vasiu për të cilën tha se ka patur të dhëna se Klodian Calamani ka qene hajdut banesash nuk ka patur kallëzime për krime të natyrës abuzime seksuale.

Për numrin e vrasje në Shqipëri krahasuar me rajonin Gledis Nano dha këtë përgjigje: “E përafërt me vendet e BE, më e ulët sa Rumania dhe Bullgaria”.

Kërkesën e drejtorit të policisë për pagesat e prapambetura të orëve shtesë dhe testin e drogës deputeti PD Ferdinand Xhaferi i komentoi si indikatorë të çthurjes së policisë shqiptare.

Top Channel