Einxhel dhe Sabiani kanë debatuar me tone të ashpra mbrëmjen e sotme.

Ajo i ka kërkuar atij që të ndalojë së viktimizuari në çdo keqkuptim apo debat që zhvillon me banorët.

“Pas çdo fjale apo akuze ti fillon edhe viktimizohesh. Justifikimet i ke direkte dhe kjo gjë mua nuk më pëlqen”,- tha ajo.

Nga ana tjetër diskutimi agravoi kur pjesë e saj u përfshi edhe besimi i tij fetar.

“Mjaft përmende Zotin në çdo bisedë. Nuk është e drejtë që ti ta lidhësh çdo diskutim me Zotin”,- i tha ajo.

Pas kësaj akuze, Sabiani i revoltuar i tha Einxhelit se po përpiqet ta godasë në pikën e tij të dobët por nuk do të mundet.

“Unë e kuptoj që ti do të më godasësh tek pika imë e dobët, tek gjëja ime më e shtrenjtë por nuk do t’ja dalësh”,-tha ai.

Debati vijoji për minuta të tëra teksa Sabiani i deklaroi Einxhelit se prej saj do mund të largohej edhe nga shtëpia.

“Nëse më ke kaq inat mos u mërzit. Mund të largohem nga shtëpia që sonte dhe ti të jesh e qetë. Pa asnjë problem fare. Mjafton që ajo ‘macja’ që të ha përbrenda të të lërë të qetë”,- tha ai i revoltuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA