Dita botërore e SIDA-s/ Biznesmeni gay sulmon artistët shqiptarë: Injoranca, sëmundja më e tmerrshme!

01/12/2021 21:49

Sot, 1 dhjetor, është dita Botërore e Sensibilizimit Kundër HIV/AIDS. Por heshtja e artistëve shqiptarë në lidhje me këtë sëmundje seksualisht të transmetueshme ka irrituar biznesmenin gay Elton Ilirjani.

Ky i fundit përmes një shënimi në instastory, ka kërkuar që t’i jepet fund injorancës dhe stigmave që e shoqërojnë.

“Injoranca është sëmundja më e tmerrshme e të gjitha kohërave. Ti japim fund injorancës dhe stigmave që e shoqërojnë! Si gjithmonë nuk u surprizova! “Artistët” shqiptarë asnjë fjalë për ditën botërore të SIDA-s! Injorancë? Dënimi me vdekje ishte kryefjala e diskutimeve të tyre gjatë muajit nëntor 2021!” shkruan Ilirjani.

Risjellim në vëmendje se Shqipëria ka një numër të ulët të personave me HIV/AIDS, por gjatë këtij viti të pandemisë së Covid-19 janë konstatuar 91 raste të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj dhe kryesisht ata që kryejnë marrëdhënie homoseksuale dhe të pambrojtura.

Që nga rasti i parë i diagnostikuar me HIV në vitin ’93, në Shqipëri janë diagonstikuar 1493 persona, nga të cilët 47 fëmijë. Vetëm gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën 10 pacientë, 5 prej tyre raste të reja, të cilët e kanë mësuar vonë sëmundjen.

FOTO GALERI
10/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA