“Po ecja dhe papritur dikush…”/ Bradley Cooper zbulon se si ka shpëtuar nga një kërcënim me thikë në metro

30/11/2021 18:23

Aktori i njohur, Bradley Cooper ka zbuluar se është kërcënuar me thikë. Ai thotë se ngjarja ka ndodhur në vitin 2019, në një metro të NYC-së gjatë rrugës për të marrë vajzën e tij, Lea.

“Unë ecja nëpër qytetin e Neë Yorkut gjatë gjithë kohës me këto kufje, kjo ishte para pandemisë, isha në metro në 11:45 për të marrë Lea-n në qendër të qytetit në shkollën ruse dhe aty ndodhi. Ishte goxha çmenduri. Aty e kuptova se e kisha tepruar duke ecur rehat nëpër qytet”, tha aktori 46-vjeçar.

Më tej Bradley ka përshkruar momentin kur është sulmuar.

“Roja ime ishte pushim. Thjesht po ecja deri në fund të metrosë. Ndjeva se dikush po vinte. Mendova, ‘Oh, duan të bëjnë një foto ose diçka tjetër.’ Kur u ktheva pashë dikë me një thikë”, tha ai.

Aktori i “A Star Is Born” e përshkroi armën si një “thikë të bukur” me “disa histori” pas saj.

“Nuk e mbaj mend çfarë muzike po dëgjoja në ato momente. Shikoja sytë e personit dhe jam çuditur se sa i ri ishte”, tha ai. Pavarësisht se është mësuar të mos vrapojë kurrë nëse dikush i afrohej me armë, ylli i “Hangover” instinktivisht nxitoi për të dalë nga stacioni.

“Vrapova, u fsheha rreth hyrjes së bardhë të metrosë me pllaka dhe nxora telefonin”, tha ai. “I bëra një foto. Pastaj ika drejt shkallëve. Ai filloi të vraponte në 7th Avenue. I bëra edhe dy fotografi të tjera”. Më pas, Cooper thirri dy oficerë policie aty pranë për t’u treguar atyre se çfarë ndodhi.

Ata më pyetën: “A je goditur me thikë’, unë ju përgjigja: ‘jo, jo jam mirë’, polici vazhdoi: ‘mund të jesh goditur dhe nuk e kupton, se pas sulmeve me thikë njerëzit mund të kalojnë në shok.’ “Unë pashë nëse ai kishte të drejtë … Dhe pastaj u ktheva në metro dhe mora vajzën time.”

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA