I rikthehet tumori në tru pas 9 vitesh, artistja Adriana Matoshi jep mesazhin e fortë për të gjithë

29/11/2021 13:38

Aktorja nga Kosova Adriana Matoshi ka rinisur betejën me tumorin në tru, që nëntë vite më parë e mposhti me sukses.

Vetë artistja ka bërë një shkrim në rrjetin social “Facebook”. Është një shkrim force dhe kurajoje për ndjekësit e saj.

Jetës pas sfidave i shtohet vlera, se atëherë e shikojmë të bukurën ndryshe, vlerësojmë të drejtë dhe njohim më mirë forcën tonë të brendshme”, shkruan Matoshi.

Kur u diagnostikua për herë të parë me sëmundjen e rëndë, ajo ishte shtatzënë, por siç dhe ajo vetë tregon, nuk u dorëzua në asnjë moment. “Dashninë për jetën e kisha shumë ma t’madhe sesa frikën prej vdekjes”.

Edhe këtë sfidë tani, pas kaq vitesh, aktorja e sheh si mision “për të treguar se koha është shumë e vlefshme për ta kaluar me njerëzit e dashur”.

Të mërkuren duhna prap me u përballë mes jetës edhe vdekjes, ama e di që rrugëtimi jem ka më vazhdu se osht shumë i gjatë. Kom shumë qytete t’botës pa i pa, shumë skena të filmit pa shkelë, shumë role pa lujt, i kom fmitë qe duhna me i bo t’zot e vetes”, shkruan artistja me nota optimizmi.

Mos harroni me e dashte VETEN edhe JETEN. Mos lakmoni shume se as pasunia e botes, as fama, e asni sukses e arritje n’jete nuk vijne para SHENDETIT e asnjona prej tyne nuk po mujshin me e ble ilaqin ose me ta zgjate jeten.

N’situatat e tilla qysh jom une per momentin, po u dashke mi lon krejt edhe me menu per veten.  Une e pasun jom veç n’shpirte, se puna jem m’ka bo me njofte njerz, me ngu histori e rrefime, me perjetu gzim e lot bashke me juve”.

Pak javë më parë, Adriana surprizoi miken e saj të zemrës, Arjolën, në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Vajzat treguan sa e rëndësishme është miqësia dhe sa forcë të jep një mike e vërtetë.

FOTO GALERI
7/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA