Man. City fiton dhe “kap” Chelsea-n, Maddison rikthen te suksesi Leicesterin

28/11/2021 22:30

Manchester City triumfoi me rezultatin 2-1 ndaj West Hamit në “Etihad Stadium”, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat, që e ngjit përkohësisht në krye të renditjes, me 29 pikë, po aq sa ka edhe Chelsea, që do të përballet këtë pasdite me Man. United.

Nën reshjet e dëborës, skuadra e Pep Guardiolës vuajti jo pak për të zhbllokuar ndeshjen dhe gjeti avantazhin në minutën e 33-të me anë të Ilkay Gundogan, që konfirmohet sërish si bomberi i “citizens”.

Në minutën e 90’ ishte mesfushori brazilian Fernandinho që mbylli llogaritë e ndeshjes, duke shënuar edhe golin e dytë për Man. City-n, ndërsa londinezët e West Ham shënuan golin e vetëm me Lanzinin, pak sekonda para vërshëllimës finale.

Vlen të përmendet se Manchester City-t i janë anuluar dy gola gjatë kësaj pasditeje, opër pozicion jashtë loje, konkretisht të Mahrez në minutën e 17’ dhe Bernardo Silva në minutën e parë shtesë.

Rikthehet te fitorja Leicester, që triumfoi me rezultatin 4-2 ndaj Watfordit të Claudio Ranierit. Maddison ishte protagonist absolut në këtë takim, pasi shënoi golin e parë dhe asistoi dy të tjerët, të cilët u shënuan nga Jammie Vardy, ndërsa goli i katërt pati për autor Lookman.

Në sfidën tjetër këtë pasdite, Brentford mposhti Evertonin me rezultatin minimal 1-0, ndërsa përballja mes Burnleyt dhe Tottenhamit nuk u luajt për shkak të reshjeve të dendura të dëborës, që kishin mbuluar fushën e blertë./ Supersport

Top Channel