Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, policia arrestoi shtetasit E. I., 18 vjeç dhe N. C., 19 vjeç, banues në Kavajë.

Arrestimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një automjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe dy aparat celularë.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. I. dhe N. C. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Top Channel