Opinionistja Elona Duro është kapur keq me Mikelën pas përballjes që kjo e fundit pati me Ritvanën në lidhje me pëlqimin që të dyja kanë për Erionin.

Duro shpjegoi se Mikela përfshihet gjithmonë në marrëdhënie mes dy personave që pëlqehen dhe shfaq xhelozi duke kërkuar vëmendje dhe protagonizëm në çdo moment.

Elona Duro: Ritvana pëlqen Argjendin, ti del me të. Alvisa pëlqen Brunon, ti del me të. Burno i bën surprizë Efit, ti pëlqen Brunon. Ti je miss xhelozia, miss drama. Në këtë program të ka mbetur pa ftuar Arjanin dhe Bledin. Kur dy njerëz janë duke u pëlqyer dhe janë në një dalje, je patjetër e treta për të krijuar këto situata. Harrova Markon, sa ke luajtur me të javën e shkuar.

Mikela: Më vjen për të qeshur me këtë analizën.

Elona Duro: E vlerësoj Ritvanën që me qytetari dhe si shoqe tha që t’ia lini kohës. Në këtë histori që tu kujtua një ditë të bukur se të pëlqen Erioni, hi syve mos na hidh. Kërkon vëmendje, do të jesh kudo protagonist.

FOTO GALERI
5/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA