Abuzimet e fshehta/ Ngjarja e Maliqit, psikologët apel prindërve: Ka plot raste që kalojnë pa denoncim
10/11 19:42
Në pikën kufitare të Kapshticës policia greke prej orës 22 e 30 po funksionon me një sportel kontrolli. Kjo ka sjellë dhe vonesa në kalimin e pasagjerëve.
Në këtë pikë janë rreth 6 autobusë me qytetarë shqiptarë që kanë zgjedhur me anë të kompanive turistike të shkojnë në Stamboll dhe kanë prej orës 22 e 30 e deri në këto momente që janë në radhë.
Përveç kësaj pala greke për udhëtarët shqiptarë ka kërkuar të kryen testet e shpejta anti-covid për shumicën e pasagjerëve dhe pse mund të jenë të pajisur me pasaportë vaksinimi.
Nga ana e policisë greke nuk jepet asnjë sqarim për këto vonesa, ndërkohë janë qindra udhëtarë mes tyre dhe fëmijë që kanë kaluar natën në autobus duke pritur të kalojnë kufirin.
Top Channel