Investimi për mbrojtjen nga gërryerja dhe përmbytjet, Krifca inspekton punimet në Bërdicë

27/11/2021 19:17

Një tjetër investim për mbrojtjen nga gerryerja e tokes bujqesore dhe përmbytjet e Lumit Drin është duke përfunduar në zonën e Bërdicës, Shkodër.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, ka inspektuar sot punimet për mbrojten nga gerryerja dhe përmbytjet e lumit Drin, në Bërdicë, aty ku po ndërtohet një mbrojtje gjatësore 0.4 km dhe 6 panele të rinj, të cilët do të mbrojnë nga gërryerja tokën bujqësore.

“Ka qenë një zonë tepër problematike që krijonte nje rrezikshmëri shumë të lartë për banorët e zonës. Me këtë ndërhyrje që përfundon brenda dhjetorit, ne do të kemi mundësinë të parandalojmë problematika të përmbytjeve në këtë zonë. Ky është një premtim i mbajtur dhe jemi ne do të vijojmë me inspektime të shpeshta dhe për ecurinë e këtyre punimeve.”, tha Krifca.

Investimi prej 95 milionë lekësh do të mundesojë mbrojtjen, jo vetëm të tokës nga gërryerja, por edhe të shtepive të banimit dhe bizneseve rreth zonës.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel