Efi dhe Bashkimi janë përballur me njëri-tjetrin në puntatën e sotme të Për’puthen Prime për shkak të përplasjeve që kanë pasur në studio.
Kjo ka lindur nga fakti se Bashkimi nuk pranoi të dilte me të sepse e kishte mendjen ende tek Alvisa, e cila ishte larguar pas diskutimit të ashpër me ish të dashur, Hysenin.
Në përballjen e tyre, Efi tha se Alvisa dhe Bashkimi kanë fjetur 2 netë bashkë. Kjo gjë ka nevrikosur keq Bashkimin.
Pjesë nga diskutimi
Efi: Alvisa nuk ishte fare dhe unë pjesën e fjetjes nuk e kam përmendur sepse mendoja se nuk do kthehej dhe isha e fokusuar tek ty pa e menduar ardhjen e Alvisës. Erdhi Alvisa, qëndrimi është zëre se nuk ka ndodhur gjë. Nuk e shoh as ngërçin, as mosbesimin.
Bashkimi: Ti ke thënë që ke thënë se është cikël i mbyllur.
Efi: E kam parë nga mënyra se si komunikon që është kot. Ajo është e fokusuar tek ti dhe ti tek ajo. Fjetja 2 netë me njëri-tjetrin është shumë pengesë.
Bashkimi: E ke tepruar.
Efi: Gjumë a keni fjetur me njëri tjetrin?
Bashkimi: Dëgjo moj vajzë.
Efi: Jam Efi, jo moj vajzë.
Bashkimi: Kur thua fjet, fol mirë sepse ne jemi të rritur dhe e kuptojmë çfarë po themi.
Efi: Është njësoj sikur ti je puthur me dikë para se të vish në emision, çfarë më intereson mua? Është e kaluar. Prandaj them e keni mbyllur ciklin sepse Alvisa është këtu dhe ndjenjat i ke këtu.
Top Channel