Kjo është rruga që të çon në Fshatin Serice të njësisë administrative Labinot-Mal në Elbasan.
Ndodhet vetëm 17 km nga qyteti i Elbasanit por si duket kjo rrugë akoma nuk mund të jetë futur në sistemin e bashkisë Elbasan, denoncojnë banorët.
Siç duket edhe nga pamjet, thotë banori që shkruan në Ti Raporton, rruga po ashtu edhe fshati ka mbetur 30 vite pas. Që nga viti ’90 në rrugë nuk është bërë asnjë ndërhyrje nga ana e Bashkisë por, ndërhyrjet janë bërë vetëm nga ana monetare e banorëve të fshatit thuhet ne raportim.
“Kjo rrugë përshkohet edhe nga nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Zenel Leci” Serice dhe përbën një rrezik të madh për vogëlushët. I bëjmë thirrje shtetit apo bashkisë kushdo qoftë organ kompetent të marrin masa pasi çdo ditë jemi duke rrezikuar”, thonë banorët në ankesën drejtuar Top Channel.
Top Channel