Shkarkohet doktori maniak që ‘kuronte’ pacientet gra duke bërë seks me to (fotot)

26/11/2021 15:54

Një gjinekolog italian që njihet tashmë me pseudonimin ‘Dr. Flauti Magjik’ është larguar nga detyra pasi u kap i zhveshur në një dhomë hoteli teksa tentonte të “kuronte” një grua duke bërë seks me të.

Dr. Giovanni Miniello, gjineklolog 60 vjeçar nga Bari, u demaskua nga programi televiziv investigativ “Le Iene” pas denoncimit të një qytetareje.

Rrjeti televiziv dergoi te ai një aktore që hiqej si paciente me virusin njerëzor papiloma-virus (HPV), i cili transmetohet seksualisht dhe mund të shkaktojë kancer.

Miniello i tha pacientes femër se mund t’i jepte asaj imunitet nga sëmudja duke bërë seks me të, pasi ai vetë ishte vaksinuar ndaj virusit.

Denoncuesja e tij, e identifikuar si Anna Maria, tha se ishte vizituar te Miniello sepse nuk arrinte të mbetej shtatzënë, por ai i tha se kishte shenja të virusit HPV, edhe pse ajo ishte negative në testin përkatës Pap për sëmundjen.

Prandaj gruaja kontaktoi më tej me programin investigativ  “Le lene,” të cilët pajtuan një aktore për të shkuar te doktori problematik, si paciente e rreme.

Miniello i kishte thënë asaj se kishte “pika të badha” në zonën gjenitale që tregonin për prezencën e virusit HPV. Më pas ai i ofroi të bënte seks me të duke pretenduar se “do t’i jepte gruas imunitet”, pasi ishte vaksinuar për virusin.

Kur aktorja i kërkoi doktorit mbrojtje gjatë “marrëdhënies seksuale” ai iu përgjigj se prezervativi nuk do t’i lejonte asaj “kalimin e anti-trupave” të tij.

Pak para se doktori të bënte seks me aktoren, një gazetar hyn papritur në studio duke kapur doktorin gjysmë të zhveshur, teksa ky i fundit i thotë: “Këtë e bëj për studimet e mia — ashtu si dhe për njerëzit e tjerë që kam shpëtuar.”

Pas akuzave avokati i Miniello tha ne nje deklarate: “Unë që kam trajtuar qindra gra për disa dekada … kam propozuar një alternativë që ka dhënë rezultate”.

Ai shtonte se ‘nuk kishte detyruar kurrë’ gratë të bënin seks me të.

Pas ekspozimit televiziv të mashtruesit, 15 gra të tjera kanë denoncuar abuzimin e tij me “kurën e mrekullueshme të seksit”.

FOTO GALERI
1/6
'Dr. Flauti Magjik' është larguar nga detyra pasi u kap i zhveshur në një dhomë hoteli teksa tentonte të “kuronte” një grua duke bërë seks me të

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA