S’e kisha imagjinuar kurrë se do të hidhja në gjyq Sekretarin e Shtetit”, Berisha: Më shkeli dinjitetin

25/11/2021 18:12

Ish-kryeministri, Sali Berisha në foltoren e Kuçovës përmendi sërish shpalljen ‘non grata’ nga SHBA-ja.

Ai theksoi se kurrë nuk e kishte imagjinuar se do të hidhte në gjyq Sekretarin e Shtetit të SHBA-së.

Sipas Berishës, Anthony Blinken shkeli dinjitetin e tij dhe prandaj e dërgoi në gjykatë për shpifje.

“Më 20 maj deklarova se për këtë vendim do të hedh në gjyq për shpifje. Të paktë janë ata që kanë takuar më shumë sekretarë shteti se sa unë.  Kurrë nuk e kisha imagjinuar se një ditë do të hidhja në gjyq sekretarin e shtetit, por unë e bëra atë se thelbi i lirisë së njeriut, gjëja më e çmuar e tij është dinjiteti njerëzor dhe në vendimin e  tij të bazuar në shpifjet e Edi Ramës dhe George Soros, por asnjë s’ka përfaqësuar më shumë shqiptarët se sa unë”, tha Berisha.

Në lidhje me përfshirjen e PD-së, në këtë cështje, Berisha theksoi se do ta mbajë si çështje personale dhe partinë mos ta përfshijë duke u shprehur se PD mbetet një parti pro-perëndimore dhe pro-amerikane. 

Unë kisha edhe një detyrim ndaj jush, ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj unë vendosa të përballesha në gjykatë, ta mbaja si çështje personale, të mos e lidh me PD, ne mbetemi një parti properëndimore, pro-amerikane.  Qëndrimi im i zuri në befasi ata që u munduan të më godisnin, ata nuk e menduan reagimin tim ndaj dhe ndërmorën akte të tjera edhe të turpshme, kërcënime për të cilat nuk kisha as edhe një impresionim. Së fundmi kërkuan që të dilja nga parlamenti. SHBA janë vendi i lirisë, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s”, tha Berisha.

FOTO GALERI
25/25

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA