Përleshja mes rivalëve të dashurisë lë të vdekur babanë e dy fëmijëve që shkoi për ‘të shuar gjakrat’ (fotot)

25/11/2021 17:23

Përplasja mes dy ish-të dashurve të një gruaje la lënë të goditur për vdekje me makinë mikun e një prej tyre në një parking në Britani, u tha dje në gjyqin e vrasesit.

Babai i dy fëmijëve Matthew Tester po shoqëronte mikun e tij Steven Butler në konfrontimin me ish-të dashurin e ish-të dashurës, por u shtyp disa herë nga makina e të akuzuarit pas përshkallëzimit të konfrontimit, thanë prokurorët.

Ndërsa një viktimë e dytë, Lee Waring, gjithashtu u plagos rëndë në konfrontimin mes dy ish-të dashurve të një vajze të quajtur Ilze Schoeman, e cila nuk ka dalë fare në skenë.

Incidenti i rëndë kishte ndodhur në fillim të vitit në Walton-on-Thames në Britaninë qendrore, ndërsa i akuzari 27 vjeçar Shaan Mir mohon akuzat e vrasjes dhe tentativës së vrasjes.

Gjykata thotë se Mir ishte një lidhje me zonjushën Schoeman por çifti ishin ndarë dhe i akuzuari beson se shkaku për këtë ishte se një nga ish-të dashurit e vajzës, Steven Butler, kishte tentuar ta bindte të rilidhej me të.

Mir organizoi takimin me Butler në parkingun e një supermarketi – por Butler kishte marrë me vete kolegët e tij Matthew Tester e Lee Waring për të qenë prezentë në rast problemesh.

Por ne ballafaqim prokurorët thanë se Mir ishte goditur me grusht, prandaj u fut në automjetin e tij, me të cilin shtypi për vdekje babanë e dy fëmijëve Tester dhe gjithashtu plagosi Waring.

Në gjykatë u tha se më pas Mir u kthye përsëri me makinë për të shkelur dy të plagosurit, teksa thërriste: “Tani nuk qenkeni rdhr aq të fortë … eee”.

Prokurori Michael Ivers tha: “Më 22 prill, Mir qëllimisht shtypi me makinë Tester e Waring teksa ata largoheshin nga makina e tij. Kur ata ishin goditur, ishin me kurriz nga makina”.

“Mir me pas kishte ndryshuar pamjen e tij të jashtme, kishte rruar kokën  e madje kishte hequr qafe makinën. Ai qe thirrur në polici po atë ditë por tha se i kishin vjedhur makinën ndersa nuk i përgjigjej pyetjeve në lidhje me ish-të dashurën”.

Prokurori shtoi se ish-e dashura e Mir, zonjusha Schoeman kishte kërkuar një pauzë në marrëdhënien e tyre në nëntor 2020.

“ Schoeman njihte prej vitesh Steven Butler dhe thotë se kishte pasur një lidhje romantike të shkurtër me të para se të lidhej me Mir.

“Por lidhja tjetër nisi të përkeqësohej dhe në prill 20 Mir nisi të merrte sendet e tij nga shtëpia ku banonte çifti”, tha prokurori.

Mir, nga krahina britanike e Surrey, mohon akuzat e vrasjes. Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/7
Viktima Matthew Tester (majtas) po shoqeronte ne konfrontim mikun e tij Steven Butler

Top Channel