SHBA do të rrisë në 50% tarifat për automjetet dhe çelikun kanadez, Trump: Nuk kemi nevojë për Kanadanë, nuk do ta trajtojmë më si shtet
Pas aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari ku nga përplasja e një autobusi humbën jetën 46 persona, ka reaguar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Ajo u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim të shpejtë.
“Shpreh ngushëllimet më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik me autobus në natën e fundit në Bullgari. Po ashtu ju dëshiroj shërim të shpejtë atyre që kanë pësuar lëndime. Në këto çaste të vështira, Evropa qëndron në solidarizim me ju”, ka shkruar Ursula von der Leyen në twitter.
Ndërkohë, tashmë në vendin ku ndodhi tragjedia ka arritur kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Top Channel