Qyteti imagjinar do të bëhet realitet/ Tetëkëndëshi që do të notojë në Detin e Kuq (Pamjet mahnitëse)

23/11/2021 18:37

Një qytet në formë tetëkëndëshi që do të notojë në Detin e Kuq do të ndërtohet së shpejti, ka njoftuar Arabia Saudite.

Sipas mediave të huaja, ndërtimi i propozuar, i quajtur Oxagon, pritet të jetë i vendosur në skajin e rajonit më të ri të vendit në veriperëndim,  Neom.

Neom, projekti kryesor i princit të kurorës Mohammed bin Salman, është një qytet-shtet i planifikuar që do të mbulojë 10,000 milje katrorë të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, pranë kufijve të saj me Jordaninë dhe Egjiptin.

Neom është një kombinim i fjalës greke neos, ose ‘i ri’, dhe mustaqbal, arabisht për ‘e ardhme’.

Ai supozohet të jetë pjesë e një plani ambicioz për të larguar Arabinë Saudite nga varësia nga nafta dhe për ta transformuar vendin në një qendër teknologjike si Silicon Valley, duke përfshirë gjithashtu qytete, qendra kërkimore, zona arsimore dhe atraksione turistike.

Por ndërtuesit nuk kanë zbuluar ende se sa do të kushtojë projekti ose si do të lundrojë “Oxagon”.

Planet për Neom tregojnë se do të jetë 33 herë më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe do të ketë një qytet në qendër të tij, i quajtur gjithashtu Neom.

Neom postoi një video në Tëitter të martën e kaluar, ku pretendon se Oxagon do të jetë “shtëpia e portit të parë plotësisht të automatizuar në botë dhe qendrës së integruar të logjistikës”.

Projekti financohet nga fondi sovran i pasurisë së vendit, Fondi i Investimeve Publike, kryetar i të cilit është Princi i Kurorës.

“Neom është një përshpejtues i përparimit njerëzor dhe një vizion se si mund të duket një e ardhme e re”, sipas një njoftimi nga janari.

Planet përfshijnë taksi fluturuese, një park argëtimi të stilit Jurassic Park me dinosaurët robotikë dhe dendësinë më të madhe të restoranteve me yje Michelin në botë.

FOTO GALERI
6/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA