Ftesë në 5/ “Pse duhet të vuante gjithë jetën?”/ Miqtë, të shokuar nga humbja e Hueyda El Saied 

23/11/2021 17:38

Lajmi i ndarjes nga jeta të aristes Hueyda El Saied tronditi miqtë, të afërm e publikun e gjerë që e ndoqi ndër vite në ekranin shqiptar.

Ajo humbi betejën me kancerin e gjirit. Në moshën 46-vjeçare, mbylli sytë këtë mëngjes në Luksenburg, ku jetonte me djalin e saj, Gabrielin dhe partnerin, me të cilin pak kohë më parë kishte lidhur edhe martesë.

Miqtë kujtojnë momentet e bukura me të, por dhe faktit se është përballur me vështirësi dhe probleme të shumta.

Ka vuajtur gjithë jetën. Nuk e kuptoj pse duhet të vuante deri në moment të fundit. Për një vit e ca ka qenë në kimioterpai, ka qenë në oksigjen”, shprehet mes lotësh Bledi Strakosha, i ftuar në “Ftesë në 5”.

Edhe pse mik i saj, ai thotë se Hueyda zgjodhi të mos shqetësonte askënd. E ndau lajmin vetëm me tre miq të afërt, që e ruajtën të fshehtë, ndërsa nuk rreshti kurrë së qeshuri.

Pedagogia Elona Nallbani tregon sprovat që artistja pati që momentet e para kur doli në skenë dhe u përball me paragjykime të shumta. Ajo kujton kur babi i Hueydës erdhi në Shqipëri, kur ajo ishte 18 vjeçe dhe i kërkonte me ngulm të hiqte dorë nga ëndrrat.

Filloi të mungonte në shkollë. Nuk ishte mirë. Kur e pyeta më tha ‘babi do që të mbulohem, të falem çdo ditë të lë baletin dhe televizionin’. Ai nuk e linte të dilte, por ka qenë Drita (e ëma) që e mbështeste gjithmonë”.

Pavarësisht kundërshtimeve, vajza e 1001 talenteve shkëlqeu sa herë dilte në skenë dhe rrëmbeu zemrat e publikut shqiptar.

FOTO GALERI
2/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA