Punonjësja e BBC gjendet e vdekur në hotel në Kenia, i dyshuari bie për vdekje nga kati i tetë (fotot)

22/11/2021 15:20

Një hetim vrasjeje ka nisur në Kenia pasi një punonjëse e rrjetit britanik BBC është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit.

Britanikja Kate Mitchell, punonte për degën e bamirësisë të rrjetit televiziv shtetëror BBC, Media Action.

Ajo u gjet e vdekur të shtunën, pak pasi në dhomën e saj ishte aktivizuar sistemi i alarmit, tha policia vendase.

Ndërkohë dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të u gjet përtokë jashtë hotelit.

“Ne jemi ende duke hetuar për deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi, Augustine Thumbi, për rrjetin  AFP.

“Për momentin motivet nuk janë ende të ditura dhe hetuesit po punojnë për identifikimin e rrjedhës së ngjarjeve”, shtoi ajo.

Në një deklaratë të rrjetit BBC thuhej se Mitchell punonte prej 14 vjetësh për organizatën dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa.

“Jemi të gjithë të shokuar nga ky lajm i tmerrshëm,”, tha kolegia e viktimës në BBC, Med Caroline Nursey.

“Kate ishte një anëtare shmë e dashur e stafit dhe e njohur nga grupet tona në Etiopi, Sudan, Zambia, e Londër”.

Dega e bamirësisë ku e ndjera punonte fokusohej në shtimin e përdorimit të medias dhe mbështetjes komunitare për grupet e marxhinalizuara në të gjithë botën.

 

FOTO GALERI
2/4
Ajo u gjet e vdekur të shtunën ne Nairobi, pak pasi në dhmën e saj ishte aktivizuar sistemi i alarmit, tha policia vendase.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA