Presidenti venezuelan Nicolas Maduro ngrinte lart sot “fitoren e njerëzve të përulur” teksa partia e tij Socialiste e Bashkuar e Venezuelës (PSUV) fitoi bindshëm në zgjedhjet rajonale të së dielës.
Në njoftimin fillestar të komisionit kombëtar zgjedhor, kreu i tij Pedro Calzadilla, tha se partia e Maduros, PSUV fitoi 20 nga 23 guvernatorët e shteteve të Venezuelës.
Pjesëmarrja në zgjedhje ishte e ulët në 41.8 por të paktën ka ndaluar tendencën në rënie pas pjesëmarrjes prej 30.5 përqind në zgjedhjet legjislative të 2020.
Kësaj here opozita e mbështetur nga SHBA, e Tryezës së Bashkuar Demoratike, fitoi vetëm në shtetet e Cojedes e Zulia states, kurse shteti i Neuva Esparta u fitua nga partia ‘Forca e Fqinjëve’.
Kjo ishte hera e parë që partitë opozitare merrnin pjesë në zgjedhje prej katër vjetësh, duke hequr dorë nga bojkoti i shpallur për mungesë transparence.
Por ata gjithsesi nuk ndaluan dot suksesin e partisë së Maduro, që ka ruajtur mbështetjen e saj në Venezuelë përballë agresionit të SHBA me anë të sanksioineve ekonomike dhe disa tentativave të dështuara të grushtit të shtetit, shkruante e përditshmja e majtë britanike ‘Morning Star’.
“Është një fitore për njerëzit e thjeshtë, për njerëzit fisnik të Venezuelës, që kanë duruar një luftë brutale,” tha lideri ‘Bolivarian’ pas njoftimit të rezultateve.
Zv-Presidentja Delcy Rodriguez tha se ajo kishte votuar “ në mbështetje të Venezuelës, për paqen demokracinë e lumturinë sociale”.
Më shumë se 300 vëzhgues nga 55 vende të ndryshme monitoruan votimin, duke përfshirë dhe një delegacion nga Bashkimi Evropian.
Megjithse në përgjithësi zgjedhjet shkuan rrjedhshëm, përfaqësuesi i grupit të të drejjtave Human Rights Watch, Jose Miguel Vivanco tha se në disa pika votimi ishin bërë sulme nga grupe të armatosura.
Top Channel