Burri shkroi letër të rreme vetëvrasjeje pas mbytjes së 23 vjeçares dhe fëmijëve të tyre, thuhet në gjyq (fotot)

22/11/2021 17:31

Një baba në Britani, i akuzuar me vrasjen e dy fëmijëve dhe ish-të dashurës së tij, u akuzua sot në gjykatë se kishte shkruar një letër të rreme vetëvrasjeje për t’i shpëtuar drejtësisë, pas disa akteve mizore.

Vrasesi serial, 30 vjeçari Jordan Monaghan, thuhej se kishte tentuar të kopjonte shkrimin e viktimës Evie Adams dhe frazat e përdorura prej saj.

Në gjykatën e Preston në veri të Britanisë u tha se hetimet zbuluan se ishte ne fakt shkrimi i Monaghan në letrën e vetëvrasjes së Evie më 22 tetor 2019.

Një ekspertë kaligrafie në sallë tha ishte e sigurtë se shkrimi  ishte i të akuzuarit.

Dr Isabel Picornell tha: “Në shkrim kishte disa ndryshime nga kaligrafia e Monaghan por dallimet nuk ishin të mëdha”.

“Unë besoj se kjo vjen pasi Monaghan ka tentuar të kopjojë stilin e zonjushës se ndjere Adams.”

Ekspertja Dr Picornell tha se është shumë e vështirë që dikush të arrijë të fshehë stilin e vet linguistik apo kaligrafik për të kopjuar atë të një tjetri.

Monaghan, nga Blackburn, akuzohet për vrasjen makabre të vajzës së tij tre-javëshe Ruby dhe të birit 21-muajsh Logan. Ruby vdiq në shtëpinë e saj ditën e vitit të ri më 2013, kurse vëllai i saj Logan vdiq tetë muaj më vonë në 17 gusht.

Ai akuzohet gjithshtu për vrasjen e ish-të dashurës Evie Adams në tetor 2019, dhe dy tentativa për vrasjen e nje fëmije të tretë, i cili nuk është emëruar për arsye sigurie.

I akuzuari i mohon akuzat.

Gjyqi vazhdon.

FOTO GALERI
2/3
Laura Gray (ne foto me vrasesin Jordan Monaghan ne 2013) tha se bebeja e saj Ruby kihste vdekur pak pasi Monaghan e kishte ushqyer per here te pare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA