Burri ‘i vdekur’ në aksident rrugor, zgjohet pas një nate në frigoriferin e morgut (fotot)

22/11/2021 18:41

Një burrë në Indi që u shpall i vdekur pas një aksidenti me moroçikletë u vendos në ngrirësen e morgut – por ka shokuar familjarët që panë se po merrte frymë mëngjesin tjetër.

45 vjecari Srikesh Kumar, ishte në gjendje kritike kur u godit nga motoçikleta të shtunën në Moradabad, në lindje të kryeqytetit New Delhi, raporton rrjeti Agence France-Presse.

Ai u shpall i vdekur kur mbërriti në një klinikë private për kurim dhe më pas u dërgua në morgun e spitalit shtetëror.

“Mjeku i emergjencës e ekzamminoi. Ai nuk zbuloi shenja jete prandaj e shpalli të vdekur”, tha për AFP, zyrtari i spitalit Rajendra Kumar.

Trupi i tij u vendos më pas në ngrirësen e morgut derisa të afërmit e tij erdhën rreth gjashtë orë më vonë.

“Por policia me familjarët erdhën për identifikimin dhe autopsinë, burri u pa se ishte gjallë”, shton  Kumar.

“Kjo është plotësisht një mrekulli,” tha ai, duke shtuar se gjithsesi burri mbetet në gjendje kome.

Kunata e Kumar, Madhu Bala vërejti se burri ishte ende duke lëvizur.

“Ai nuk ishte fare i vdekur. So mund të ndodhë kjo? Shikoni, ai dëshiron të thotë diçka, është ende duke marrë frymë,” thotë Bala në pamjet video që janë bërë virale në rrjet.

“Do të ngrejmë padi kundër doktorëve për neglizhencë pasi ata thuajse e vranë duke e futur në frigorifer”, shtoi ajo për gazetarët.

Kreu i spitalit Dr. Shiv Singh tha se “mjeku i urgjencës e kishte ekzaminuar pacientin në ora 3 të mëngjesit dhe ai nuk kishte rrahje zemre. E kishte ekzaminuar disa herë”.

“Më pas ai u shpall i vdekur, por në mëngjes policia dhe familjarët e gjetën atë të gjallë. Një hetim ka nisur. Tashmë prioriteti ynë është të shpëtojmë jetën e tij”, shtoi Singh.

“Incidenti është një nga rastet më të rralla … por nuk mund ta quajmë neglizhencë”, tha ai.

FOTO GALERI
1/3
45 vjecari Srikesh Kumar, ishte në gjendje kritike kur u godit nga motoçikleta të shtunën në Moradabad

Top Channel