Republika e Afrikës së Jugut, të paktën 2.000 njerëz të rrëmbyer brenda 3 muajve

20/11/2021 11:56

Policia e Afrikës së Jugut (RAJ) njoftoi se të paktën 2.000 njerëz janë rrëmbyer në tre muaj.

Ministri i Policisë së Afrikës së Jugut Bheki Cele tha në një deklaratë se në tremujorin e tretë të këtij viti, përkatësisht në periudhën korrik-shtator, numri i rrëmbimeve është rritur për 28 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Ai tha se numri prej të paktën 2.000 të kidnapuarve në tre muaj është shumë shqetësues dhe se është e nevojshme të merren masa adekuate për luftimin e rasteve të tilla.

“Rrëmbimet më së shpeshti ndodhin gjatë grabitjeve. Megjithatë, një numër i konsiderueshëm rrëmbimesh janë kryer me motive të dhunës seksuale, hakmarrjes dhe kërkimit të shpërblesës”, tha Cele.​​​​​​​

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA