Në Ditën Botërore të Fëmijëve dhjetra qytetarë durrsakë u mblodhën këtë të shtunë në sheshin kryesor të qytetit për të protestuar për vrasjen e vogëlushit Mateo Vasia.

Me tullumbace të bardha dhe qirinj në duar ata protestuan në heshtje kundër pasigurisë, papërshkueshmërisë dhe mosfunksionimit të hallkave të ndryshme të shoqërisë dhe drejtësisë në mbrojtjen e fëmijëve dhe të së drejtës për jetën.

Shumë qytetarë nga rrethe të ndryshme të vendit kanë kërkuar të nënshkruajnë peticionin që kërkon dënimin me vdekje të vrasësit Klodian Çalamani.

Ngjarja e ndodhur pak ditë më parë në një prej fshatrave të Fierit ka tronditur mbarë opinionin publik. 38-vjeçari Klodian Çalamani i mori jetën 8 vjeçarit të pafajshëm, duke e goditur pas koke e më pas duke e groposur pas shtëpisë së tij.

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA