Vendimi i qeverisë shqiptare dhe KESH për të mos rikonstruktuar rrugën e Komanit pavarësisht premtimeve të bëra ka nxjerrë në protestë banorët dhe operatorët turistik të zonës.

Ata e konsiderojnë deklaratën e ministres Balluku absurde pasi sipas tyre ky aks rrugor është i një rëndësie të veçantë.

Janë vetëm 32 km rrugë të cilat lidhin 3 hidrocentralet më të rëndësishme në vend por edhe pikat turistike të liqenit të Vau Dejesit, Komanit, lumit të Shalës, Valbonës, Currajve të Eperm por edhe Thethin, ndërsa investimi i fundit dhe i vetmi është kryer 40 vite më parë.

Top Channel