Pamjet tronditëse/ Momenti kur shqiptari ekzekutohet me breshëri plumbash, pas vrasjes fshihet mafia shqiptare

18/11/2021 16:57

Një i vdekur dhe një i plagosur rëndë është bilanci i një atentati mafioz në rrugën Thivon 181 në Nikia të Athinës, mbrëmjen e 16 nëntorit.

Sipas burimeve të Top Channel shënjestra e atentatit ishin shtetasit shqiptarë, ndërsa ngjarja ka ndodhur pikërisht në biznesin e tyre, karburant. Viktimë ka mbetur Marius Spiro Dhiamanti nga Delvina, ndërsa i plagosur ka mbetur kushëriri i parë i tij Juxhin Bajrami.

Mediat greke raportojnë se në të kaluarën, 37-vjeçari shqiptar ishte shpallur në kërkim, ndërsa dyshohet se pas vrasjes fshihet mafia shqiptare, që sipas autoriteteve fqinje donte të mbyllte llogaritë e hapura me plumba. Paraprakisht thuhet se e gjithë ngjarja lidhet me trafikun e kokainës në Athinë dhe Mikonos.

Nga kontaktet e autoriteteve greke me ato shqiptare është dhënë informacioni nga pala shqiptare, se 37-vjeçari ishte vënë në shënjestrën e personave të panjohur, të cilëve dyshohet se u kishte më shumë se 200 mijë euro borxh.

Mediat greke kanë mundur të sigurojnë videon e ekzekutimit të shqiptarit. Në analizën e mediave të huaja kuptohet se autorët kanë qenë profesionistë dhe me shumë gjasa të paguar.

Kjo pasi ata kanë lëvizur të qetë deri në momentin që kanë kryer vrasjen e shënjestrës, i fundit ky që ka qenë jashtë lokalit që gjendej në karburantin e tij duke komunikuar me kushëririn e tij.

Fakti që pas përfundimit të operacionit të vrasjes kanë djegur mjetin e vjedhur që përdornin tregon se kanë dashur të zhdukin çdo gjurmë në zjarr për të mos lënë asnjë provë.

Në vitin 2010, 37-vjeçari që humbi jetën ishte akuzuar për vrasjen e një bashkatdhetari në Kypseli, ndërsa ekspertiza zbuloi se predhat që kishin dalë nga arma e autorëve, ishin të njëjta me pistoletën që mbante shqiptari kur u arrestua për një rast kokaine.

Mirëpo ai ka arritur të shpallet i pafajshëm me pretendimin se arma është përdorur nga një person tjetër në atë kohë.

FOTO GALERI
11/14

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA