Lulzim Basha paralajmëroi Sali Berishën me përjashtim nga partia demokratike në rast se ai nuk tërhiqet nga mbledhja e kuvendit me 11 dhjetor.
“Do te beje Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do te ngrejë struktura paralele? Por veprimet ilegjitime, tentativa per bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike te PD, e kane përgjigjen ne Statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë se Partise, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partise, përfshire këtu edhe Sali Berishen”.
Neni 27 i statuti te Partise Demokratike parashikon tre masa disiplinore ndaj deputeteve te cilet demtojne interesat elektorale apo politike te partisë: paralajmërim, pezullim dhe përjashtim. Sali Berisha është pezulluar nga grupi parlamentar por Lulzim Basha kërcënon e ashpërsim te masës disiplinore ndaj ish kryetarit te Partisë Demokratike.
“Boll është boll. Asnjë anëtar nuk eshte mbi Statutin dhe nuk është mbi te tjerët. Te jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata”.
Kryedemokrati nuk e njeh Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha ndaj i kërkoi te njejten gjë edhe krerëve te degëve me te cilët diskutoi organizimin e Kuvendit te 18 dhjetorit.
Top Channel