Zaptimi i trotuareve është prezent thuajse në çdo lagje të qytetit.

Makinat që kanë zënë pjesën më të madhe të trotuareve dhe qytetarë të cilët detyrohen të kalojnë në rrugën e makinave.

Ata shprehen se çdo ditë e më tepër bëhet i vështirë përdorimi i trotuareve nga vetë ata dhe që shpesh herë ndihen të rrezikuar se duhet të kalojnë në rrugë.

Një situatë e tillë prej kohësh është problem në qytetin e Lezhës, ku e vetmja zgjidhje mbetet zgjerimi i hapësirave për parkim çka sjell dhe në lirimin e trotuareve apo hyrjeve të pallatit.

Top Channel