Gazetarja Anila Hoxha për vrasjen makabre në Fier: Autori i shpëtoi drejtësisë dhe u kthye në tmerrin e lagjes

17/11/2021 21:16

Mateo 8-vjeçar nuk shkoi në shkollë sot si gjithë moshatarët e tij, por u përcoll sot për në banesën e fundit mes lotësh dhe dhimbjesh nga familjarë, shokë dhe qytetarë të Fierit.

Ky ishte fati i keq i një engjëlli të vogël, por që fatkeqësisht jetonte në të njëjtën lagje me vrasësin e tij, Klodian Çalamani, i cili i mori jetën duke e goditur pas koke e më pas e ka groposur pas shtëpisë së tij. Ai është shprehur së fëmija e ka sharë dhe ai se ka duruar dhe më pas e ka vrarë.

Në një video ekskluzive të siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e cila ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Open’, janë pamjet e një kamera sigurie që tregojnë momentet e fundit të 8 vjeçarit teksa shëtit me biçikletën e vrasësit. Një video kjo, që ndihmoi policinë në gjetjen e trupit të pajetë të djalit dhe prangosjen e autorit.

Anila Hoxha: Kjo është kamera e sigurisë në shtëpinë e njëri prej banorëve në fshat dhe ka ndihmuar mjaftueshëm policët për të gjurmuar në kohë autorin e krimit makabër. Takova sot banorë të fshatit të drithëruar, para kamerave refuzonin të jepnin detaje për autorin, shkonin përherë e më shumë në ekstremin që autoritetet të veprojnë dhe ta dënojnë me vdekje autorin e këtij krimi. Takova shokë të Mateos në shkollë dhe në klasë ku ishin vendosur buqetat e luleve dhe të gjithë herë pas here pyesnin se çfarë nuk funksionoi dhe natyrisht që për mua, nuk ka funksionuar asgjë për korigjimin e kërtij personi të arrestuar më herët, që kur ishte 23 vjeç, me rrëmbimin e gjimnazistes.

Çalamani, një kriminel i lindur, më herët ka qenë i arrestuar dhe ka vuajtur dënimin me katër vite burg për rrëmbimin dhe dhunimin e një të miture, së bashku me mikun e tij. Gazetarja Anila Hoxha shprehet se autori i ka shpëtuar drejtësisë dhe u kthye në tmerrin e fshatit!

Anila Hoxha: Doli nga burgu dhe u kthye në tmerrin e fshatit. Ky autor nuk ishte deklaruar dhe kuruar në institucione, në qeli. Është shpallur fajtor nga dy vepra penale dhe atë kohë. Një drejtësi që ngre akuzën më të lehtë për dy të rinjtë që morën peng një gjimaziste. Autori i shpëton drejtësisë duke rrëshqitur nga një dënim më i rëndë. Hallka e parë drejtësia, që nuk të ndëshkon si duhet por të prodhon për të bërë një viktimë tjetër. Në fund fare kemi kaq shumë strategji për gjithçka të mundshme, sa thua po këto strategji që kemi dhe janë vulosur nga njerëz të nderuar, si ka mundësi që një njeri i vogël nga fqinji i tij ky fëmijë vritet i merret jeta, masakrohet dhe kjo histori përsëritet.

Top Channel