“Shumë paqartësi, zhvillim misterioz”, transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Petro Koçi në Top Stroy: Mund të lidhet edhe me qëndrimet politike të tij
Paketa e re fiskale nuk ka munguar në diskutimet e të ftuarve në Top Story me Grida Dumën.
Analisti Arjon Sulo shprehet se gjithçka është propagandë e Ramës, ndërsa Alban Dudushi e sheh si një akt politik të kryeministrit për të treguar se po reflekton kundrejt protestave.
Sulo: “Ekonomia jonë nuk vuan nga këto karamele që janë vetëm për protestën. Nuk kishte ndodhur kurrë që Rama ta merrte taksën e qarkullimit dhe ta vinte te ajo e makinës. Kush nuk i kishte thënë. Këto janë pikë në oqean në ekonominë e ndikuar nga paratë e drogës që kemi ne. Shqipëria është ende e lirë për ushqimet. Duket si cinizëm ndaj të varfërve, por kjo është e vërteta. Shtrenjtimi këtu ka ndodhur nga droga dhe paratë e pista, kanë rritur ndërtimin, shëndetësinë. Rama po e bën këtë për protestën, për të hedhur karotën, sepse sistemi ekonomik është i kapur nga kryeministri dhe oligarkët e vet me modelin e koncesioneve, PPP, ndërtime, zhvillim bregdeti. Ne kemi 40% të familjeve që kanë vështirësi të mbyllin muajin. Nëse duhet bërë ndonjë hap, duhet ndryshuar sistemi, por nëse hiqen paratë e drogës, ikën sistemi. Ata nuk janë ngritur për vaj dhe makarona, Rama është vonë tani”.
Dudushi: “Unë jam popull sa i përket kësaj çështje, por ajo që mund të them tregon se ka reagim për shkak të protestës. Njerëzit nuk marrin shumë vesh nga këto çështje, por do ta ndiejnë kur të vihet në zbatim. Do të shkojnë në supermarket dhe do të shikojnë sa kanë blerë me një shumë parash dhe sa mund të blejnë sot. Kjo paketë e ka efektin më vonë, jo tani. Në këtë moment ajo që mund të shohim është se ka një lëvizje në atë që ai thotë për dialog. Edhe ai reflekton mbi atë që ndodh, por sesi dhe sesa nuk e dimë. Kjo tregon se një hap është bërë. Jam dakord që ky është një gjest politik i tij. Gjithnjë janë bërë debate në lidhje me këto çështje. Ka një rritje në ekonominë shqiptare që reflektohet te buxheti dhe një akt të qeverisë për tu treguar shqiptarëve se po lëvizim në drejtim të problemeve. Qeveria thotë se po mendojmë për rishpërndarje. Po të shikosh, i ngarkohet më shumë barrë një fashe që kanë më shumë të ardhura. Shtresa e mesme e popullatës po vjen gjithnjë e në tkurrje. Po mundohet t’i jepet një lloj impulsi kësaj shtrese. Politikisht, shikoj një akt të kryeministrit. Nuk besoj se ai e shoi protestën pas kësaj, por ky është një akt”.
Top Channel