25/11 16:24
Së fundmi, këngëtarja Besa Kokëdhima ka shqetësuar ndjekësit e saj, teksa ka treguar se është shtruar në spital pasi është helmuar.
Me anë të një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, këngëtarja ka postuar një foto nga spitali, teksa krahas ka shkruar:
“Kujdes nga helmimi i ushqimit, uji i çezmës, ushqimi i prishur, gripi. Do të bëhem një pirate që jeton në det”.
Rikujtojmë se, para dy ditësh, Besa publikoi në llogarinë e saj në Instagram një karusel fotografish, teksa krahas tyre zbuloi surprizën e madhe për të cilën mund të themi me plot gojë se ja vlejti pritja.
Artistja nuk ka qenë shumë aktive, pasi është marrë me albumin e saj më të ri, i cili do të jetë një “epokë e re” për Besën.
Top Channel