Gjëra të çuditshme ndodhin në Belgjikë, shkruante pak kohë më parë “The Economist”.

Artikulli i tij e merrte shtysën nga alarmi që ngjalli një ushtar i armatosur me automatikë të vjedhur, katër raketahedhëse e disa granata dore, i cili zotohej për rezistencë dhe për të hequr qafe kryevirologun e vendit, vetëm se nuk pajtohej me qëndrimin e ekspertit  ndaj pandemisë dhe masat e ashpra kufizuese.

Nga këtu, shkrimi sillte në kujtesë një episod që e nxjerr këtë vend nga harta e shteteve te qeta e te mërzitshme, ku nuk ndodh kurrë asgjë: rrëmbimin e ish kryeministrit belg nga një gangster i njohur shqiptar.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA