Atentat ndaj dy shtetasve shqiptarë në Greqi/ Qëllohen me breshëri plumbash, një i vdekur, tjetri në gjendje të rëndë (Detajet+Pamjet)

16/11/2021 20:34

Një person ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur, ky është bilanci i një atentati mafioz të ndodhur në karburantin në pronësi të tyre, në rrugën Thivon 181 në Nikia të Athinës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se viktima e atentatit dhe personi i plagosur janë dy shtetas shqiptarë, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik për momentin.

Mësohet se atentatorët ndodheshin në një auto veturë dhe hapën zjarr mbi mjetin në të cilin po lëviznin viktimat.

Pak minuta mbas atentatit, pak kilometra më tutje u gjet e djegur një auto veturë e cila dyshohet të jetë e autorëve.

Trupi i viktimës ndodhet ende në auto veturë në pritje të ekzaminimit nga mjeku ligjor, ndërsa i plagosuri ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Nuk dihen ende detajet të tjera rreth ngjarjes, ndërsa Top Channel ka mundur të sigurojë pamje nga vendi i ngjarjes dhe automjetit të djegur.

FOTO GALERI
3/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA