Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19.

Pas kryerjes së 2587 testimeve kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 194 qytetarë,

Fatkeqësisht numri i humbjes së jetëve vijon të rritet, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 7 viktima si pasojë e Covid.

Në të gjithë vendin janë 8,433 pacientë aktivë me koronavirus, ndërsa në spitalet COVID po marrin trajtim 172 pacientë, nga të cilët 29 janë në gjendje më të rënduar.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 181,839 që nga fillimi i epidemisë.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet:

Kanë rezultuar 194 qytetarë me Covid në këto bashki: 107 në Tiranë, 14 në Vlorë, 13 në Fier, 12 në Durrës, nga 6 qytetarë në Kavajë, Lushnje, Gjirokastër, Berat, 5 në Krujë, 4 në Kurbin, 3 në Dimal, nga 2 qytetarë në Sarandë, Lezhë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Dibër, Delvinë, Përmet, Tepelenë, Poliçan, Gramsh.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 7 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: tre qytetarë nga Tirana të moshave 53-79 vjeç, një qytetar nga Kruja 61 vjeç, një qytetare nga Saranda 70 vjeçe, një qytetare nga Fieri 71 vjeçe, një qytetar nga Durrësi 74 vjeç.

Statistika (15 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 194
Të shëruar në 24 orë 190
Të shtruar në spitale 172
Humbje jete në 24 orë 7
Testime ditore 2587

Testime totale 1,352,267
Raste pozitive 193,269
Raste të shëruara 181,839
Raste Aktive 8,433
Humbje jete 2,997

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4449
Fier 853
Gjirokastër 494
Durrës 472
Shkodër 438
Vlorë 404
Berat 404
Elbasan 353
Korçë 237
Lezhë 180
Dibër 77
Kukës 72

Top Channel